Një shtetas 34 vjeçar, shqiptar i Kosovës ka gjetur vdekjen dje në një spital në Zvicër. Të riut i ishte ndaluar qëndrimi në Zvicër dhe pas një zënke në një pikë karburanti ishte larguar me shpejtësi që të mos e kapte Policia.
Advertisements
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po ecte në autostradën A1 pranë Baden AG gjatë natës dhe është goditur nga një makinë.
Albinfo.ch shkruan se mjekët dhe policia e kanë gjetur atë me lëndime të rënda dhe dje ka vdekur në spital.
Advertisements
Ai nuk ishte në gjendje të reagonte ose të fliste dhe është transportuar me një ambulancë në spital. Sipas Policisë, drejtuesja e automjetit ka shpëtuar pa lëndime por e traumatizuar.
Ndërkohë. 34 vjeç shqiptar fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Rrethanat e sakta të aksidentit nuk dihen ende, por paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale. Zyra e prokurorit publik në Baden ka hapur hetimet përkatëse.