Polonia i ka shprehur gatishmërinë Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse do të jetë e nevojshme vendosja e armëve bërthamore në territorin e saj.
Advertisements
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri polak Jaroslav Kaczynski në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag, të cituar nga mediat ukrainase.
Advertisements
Jaroslav Kaczynski
“Nëse amerikanët do të na kërkonin të mbanim armët bërthamore të SHBA në Poloni, ne do të ishim të hapur. Kjo do të forconte ndjeshëm parandalimin ndaj Moskës,” tha Kaczynski.
Zyrtari polak sqaroi megjithatë se vendosja e armëve bërthamore të SHBA-ve në Poloni nuk është diskutuar ende, por shtoi se “kjo mund të ndryshojë së shpejti”