Boksieri britanik Chris Kongo prej dy vitesh kërkon të përballet me boksierin shqiptar Florian Marku.
Advertisements
Mbrëmë ai ndoqi duelin e “Mbretit shqiptar” kundër Chris Jenkins, që u mbyll pas katër raundesh me “K.O”.
Marku triumfoi, por Kongo, që ka rekordin 13 fitore e 1 humbje, e provokoi boksierin shqiptar në deklaratën e dhënë për Sky Sport.
Advertisements
“Ai ishte duke humbur. Me këtë paraqitje unë e shkatërroj atë. Vetëm shikoni paraqitjet e mia. Madje, nëse e shohim kështu, ai s’mund t’i lidhë as këpucët e mia”, tha Kongo.
Pas duelit me Jenkins, Markut iu përmend si rival i mundshëm Chris dhe shqiptari ishte i qartë: “Të lutëm, mos m’i përmend këto lloj emrash, sepse kur isha duke u ngjitur këta njerëz po më shmangnin.
"He couldn't even lace up my boots!"@2SlickChris Kongo wants Florian Marku next! 🔥🔥#MarshallHermans pic.twitter.com/iMCIYLLHjs
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) April 2, 2022
Tani po bëj shumë zhurmë, shumë fitore të mira, të gjithë tani më sfidojnë. Dëgjoni, unë dua djalin e Nigel Benn (Conor Benn), Kell Brook, Amir Khan.
Më jepni këta dhe do e shihni se si do luftoj. Mos përmend askënd tjetër, më jep një prej tyre dhe do të shohësh se çfarë mund të bëj