GREQI- Pa shpjeguar pse nuk u morën masat paraprake, stafi i spitalit i tha policisë Roula Pispirigou veproi në mënyrë të çuditshme në momentin që mori vesh se vajza e saj kishte humb jetën. thenationalherald shkruan se përpara se ajo të merrej në paraburgim në qytetin perëndimor të Patra, autoritetet biseduan me infermierët, stafin dhe ekzaminuesit mjekësorë në spitalin ku vajza e saj, Georgina, vdiq në janar.
Advertisements
Testet e toksikologjisë pas vdekjes treguan se Georgina kishte marrë ketaminë, një ilaç anestetik që përdoret shpesh në operacionet e kafshëve, i cili nuk ishte përshkruar nga mjekët e saj kur po trajtohej për një sëmundje të zemrës.
Një infermiere spitali dëshmoi në polici se nëna i kërkoi asaj të gjente një infermiere tjetër dhe nuk dukej aspak e alarmuar dhe përkundrazi ishte normale dhe madje ecja e saj nuk tregoi asnjë alarm.
Advertisements
Infermierja tha gjithashtu se oksimetri që i ishte vendosur fëmijës për të njoftuar stafin në rast të rënies së pulsit ishte hequr në mënyrë misterioze. Dëshmia thoshte se sa herë që Georgina përjetonte konvulsione, bradikardi ose probleme të tjera serioze, ajo ishte vetëm në dhomën e spitalit me nënën e saj, por nuk u tha pse stafi e lejoi nënën të ishte aty pasi u ngritën kaq shumë dyshime për sjelljen e saj.
“Kur doli, më bëri përshtypje se ishte e ftohtë, apatike dhe nuk qante fare.
Reagimi i saj nuk ka qenë aspak normal për një nënë, e cila sapo ishte njoftuar për vdekjen e fëmijës së saj. Ajo që më tronditi më shumë ishte ankthi i saj për të transportuar trupin e fëmijës në Patra, që aty të bëhej autopsia, diçka që ajo këmbënguli. Madje, në vend që të kontaktonte me bashkëshortin apo të afërmit e saj, për t’i njoftuar për vdekjen e fëmijës, ajo thirri mjekun në Patras, për të kryer autopsinë. Në fakt ai na telefonoi dhe na kërkoi të flisnim me mjekun, gjë që ne e refuzuam, sepse protokolli na thotë të lajmërojmë policinë”, tha infermierja.