E rëndë në Greqi, shqiptari i jep fund jetës duke u vetvarur në kangjellat e gjimnazit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Attiki, Greqi, ku një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës.

Advertisements

Mediat greke bëjnë me dije se 52-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur në kangjellat gjimnazit pranë në rrugën Mystras.

Ka qenë pak pas orës 18:00 kur fëmijët kanë parë 52-vjeçarin të varur në kangjellat e shkollës dhe kanë lajmëruar prindërit e tyre.

Advertisements

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e EKAB – it, ekuipazhi i së cilës ka konstatuar vdekjen e personit, si dhe policia e Sigurimit që po hetonte për ngjarjen.

Personat q e njihnin janë shprehur se shqiptari prej disa ditësh vuante nga probleme psikologjike.

Artikulli paraprak“Ata që më bëjnë të çmendur, janë ordinera”, habit ish-deputeti shqiptar: Marr 500 mijë lekë pension unë, asnjë nuk më konkurron
Artikulli tjetërItalia merr vendimin e papritur, i jep goditjen e fuqishme Rusisë