E mbajti të fshehtë shtatzëninë, ish-ministrja shqiptare bëhet nënë(Foto)

sh-ministrja e Arsimit, Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, janë bekuar me një vajzë.

Advertisements

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Shahini përmes një foto të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet teksa mban pranë vetes vajzën e porsalindur. Ajo e kishte mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë deri në momentin kur vogëlushja ka ardhur në jetë.

Gjithashtu, Shahini ka bërë të ditur se ka zgjedhur Tiranën për të lindur të bijën.

Advertisements

“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë. Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni.

Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjërësi. Shumë faleminderit për punën që bëni.

Një vlerësim i dytë, por tani më i përgjithshëm, duhet t’u shkojë edhe politikbërësve që me ngulm vazhdojnë të investojnë në maternitetet publike gjithandej Shqipërisë. Gjithmonë mbetet më shumë për t’u bërë, por sot e kisha të rëndësishme të nënvijëzoj se sa shumë tashmë është bërë në Shqipëri që grave t’u përmirësohet eksperienca e lindjes dhe qytetarëve më të rinj të Shqipërisë t’u sigurohet një fillim i shëndetshëm në jetë”, ka shkruar ajo krahas fotos së ëmbël.

Artikulli paraprakA është gati Rusia të përdorë armë bërthamore në Ukrainë? Ja rreziku i MADH
Artikulli tjetërVdekja e tre fëmijëve në Greqi, zbulohet substanca e dytë vdekjeprurëse që e ëma i dha së bijës 9-vjeçare