“E keni llogaritur që mund të shkoni edhe në burg?”, gazetari i njohur i bën pyetjen e papritur, Sali Berisha jep përgjigjen e prerë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ u pyet mbrëmjen e djeshme nëse i frikësohet drejtësisë dhe a e ka llogaritur që mund të përfundojë në burg.

Advertisements

Berisha tha se ai dhe çdo person pranë tij, janë të gatshëm të përballen me ligjin.

Pjesë nga biseda:

Advertisements

Sali Berisha: Cilido pranë meje që ka shkelur ligjet, të përballet me ligjet. Nuk ekziston parashkrim për mua. Zero parashkrim.

Ylli Rakipi: Kur ju thoni drejtësi me regji, do të thotë që ju mund të dënoheni. E keni llogaritur që mund të shkoni edhe në burg?

Sali Berisha: E ka thënë Rama vetë atë, unë e shtyva të bëjë ai këto deklarata?

Andi Bushati: Ju thoni SPAK vegël e partisë. Por thoni, jam i hapur të hetoni. Si mundet? Mua më ka hetuar SPAK dhe e kam parë që është vegël e partisë. Unë një vegle të partisë nuk i besoj.

Sali Berisha: Që unë të them jo do të thotë të përfytyroj një shoqëri pa shtet.

Andi Bushati: Nuk shkon që SPAK të zbatojë direktivat e partisë dhe ju do e pranoni çështjen si normale…

Sali Berisha: Nëse hap çdo çështje, unë do të shkoj dhe do të them gjithçka.

Artikulli paraprakU gjet me fyt të prerë në rrugë, kush ishte avokati shqiptar që e vranë në Itali! Kolegu i tij rrëfen takimin e fundit me të: Ai nisi çdo gjë nga e para…
Artikulli tjetërRëndohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit Bujar Nishani, dërgohet jashtë për mjekim