E dhimbshme! Regjistrohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Ballkanin dhe Shqipërinë, mediat publikojnë FOTO-n e 28-vjeçares

Lëkundjet e forta të tërmetit mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar viktimën e parë ndërsa raportohet se disa persona janë plagosur.

Advertisements

Viktima është një 28-vjeçare nga Stolaci i Bosnje Hercegovinë në shtëpinë e së cilës ra një gur ndërkohë që prindërit e saj kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen për momentin në spital. Fillimisht ajo u transferua në Spitalin e Mostarit por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e saj. Sipas qendrës spitalore në Stolac një numër i madh i njerëzve janë lënduar.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje Hercegovinë me magnitudë 5.7 ballë. Lëkundjet e tërmetit për shkak se ishin të forta janë ndjerë në disa shtete: Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Slloveni dhe Kroaci.

Advertisements

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti ishte në një thellësi prej 5 km dhe ndodhi 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit në orën 23:07 me orën lokale.

Artikulli paraprakTërmeti që tronditi shqiptarët, flet sizmiologu Dushi: Ja çfarë na pret pas disa orësh
Artikulli tjetërE pabesueshme por e vërtetë! Përdoruesit e telefonave Android u paralajmëruan për tërmetin e fortë pak para se të ndodhte