Dimër në pranverë, ja kur priten të rikthehen ditët e ngrohta

Moti i keq i ka përfshirë të gjithë vendin. Këtë mesditë është bllokuar rruga e Arbrit si pasojë e shembjes së një masivi dheu në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë. Siç duket edhe nga pamjet dheu masiv ka pushtuar rrugën.

Advertisements

Policia e vendosur në të dy anët e rrugës duke orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.

Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, në zonat malore ka pasur reshje dëbore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë në terren borëpastrueset për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve. Situata problemetakime ka pasur në Theth dhe në dardhë të Korcës. Në këto zonë trashësia e borës është 15 cm.

Advertisements

Sinoptikanja Lajda Porja thotë se kjo situatë do të zgjasë deri ditën e martë, kur pritet që temperaturat të kapin vlerën e mbi 20 gradë Celsius.

Në datën 10 prill do të kemi një rikthim të reshjeve në vend, ndërsa pas datës 15 do të kemi vetëm mot me diell. Ky muaji pritet të jetë i lagësht, por ndryshe nga marsi do të kemi temperatura të larta.

Artikulli paraprakDy ushtarë rusë vdiqën dhe 28 janë në spital, banorët e Kharkivit u dhanë byrekë të helmuar
Artikulli tjetërReshjet e shiut “mbushin” Fierzën, KESH shet energji