Gjykata e Elbasanit e caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin në spitalin e Traumës në Tiranë ku ai po kurohet për shkak të plagëve që mori tre ditë më parë ku u plagos në një atentat në zonën e Papërit.
Advertisements
Dumani u arrestua disa orë më vonë në banesën që kishte marrë me qira në Fier ku po merrte ndihmën e parë mjekësore. Asnjë gjurmë nga atentatorin e tij që dyshohet të jetë ish-miku i tij Talo Çela, sot armik, ose një person i paguar prej tij.
Advertisements
Burime bëjnë me dije për Panorama.al se gjatë seancës Nuredin Dumani nuk ka folur asnjë fjalë duke pranuar dënimin në heshtje.
Ndërkohë pritet që në ditët në vijim, trupi gjykues të caktojë një seancë të veçantë për të njoftuar masën për të dashurën e Dumanit dhe mjekët që e ndihmuan të mjekohet natën e atentatit.