Detaje nga atentati në Elbasan/ Dumani po drejtonte BMW-në, në makinë u gjet edhe një…

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, që çoi në prangat e policisë të shumëkërkuarin Nuredin Dumani.

Advertisements

Ky i fundit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i makinës tip BMW të vjedhur, që u godit me breshëri plumbash në Papër të Elbasanit. Një nga plumbat e zuri Dumanin në kurriz duke i shkaktuar vështirësi në ecje.

Pesë plumba e kanë goditur mjetin në pjesën e shoferit, ndërsa plumbat e tjerë kanë qëlluar pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë.

Advertisements

Dumani u arrestua në orët e vona teksa fshihej në një apartament në Fier. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se nuk ka mundur t’i identifikojë autorët e atentatit.

Policia në makinën e vjedhur dhe me numër shasie të prishur, për të bërë të pamundur identifikimin, ka gjetur edhe një shishe me 1.5 litra benzinë, çka shton dyshimet se Dumani ishte përgatitur për të kryer atentat dhe më pas do të digjte makinën.

Dyshimet janë se Dumani mund të tentonte vrasjen e Talo Çelës, dikur mik i tij. Por plani i Dumanit mund të jetë dekonspiruar çka ka çuar që ai të bie vetë në pritë.

Nuredin Dumani dyshohet si vrasës me pagesë, autor i një sërë ekzekutimeve në Shqipëri.

Artikulli paraprakKryeministri i Pakistanit sulmon Donald Lu dhe e akuzon për komplot për të rrëzuar qeverinë e tij
Artikulli tjetërKim Jong-un kërcënon Korenë e Jugut: Ju shkatërrojmë pa mëshirë