Zbulohen detaje tronditëse nga dëshmia e Fatjon Hoxhës, bashkëjetuesi i viktimës 30-vjeçare Merushe Hazizi që u vra nga babai i tij pak ditë më parë në Roskovec.
Advertisements
Në News24 Fatjoni tregoi se mamaja e tij e kishte parë të atin pas krimit teksa po varte veten dhe nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ndërhyrë.
“Ne dyshojmë sepse ai kishte shumë bagëti dhe i shiti dhe bridhte shumë nëpër polici. Unë nuk kam ushtruar presion psikologjik ndaj tij, ai merrte plakën time i bënte presion dhe i thoshte hajde ta fusim brenda në polici, për mua.
Advertisements
Unë se bëj nënën bashkëfajtore se ajo kishte frikë nga ai, ajo e kundërshtonte lidhjen me Merushen sepse nuk e donte. Ka pas frikë, kush e di ca ka pas në dorë, do jetë fshehur për vetë. Kur ka masakruar Merushen nëna ka qenë në shtëpi,” tregon Fatjoni.