Pas ditëlindjes Monika Lubonja u shpreh se “po ta dija nuk do i lejoja të ftuarit të bënin foto e video”, ndërsa i referohej bujës që bëri në media festa e “çmendur” e aktores.
Advertisements
Një nga momentet që u bë viral ishte kërcimi i saj sensual me Tan Bramën, koreografin dhe ish banorin e Big Brother Vip.
Advertisements
Brama dhe Lubonja përformuan një kërcim shumë të “nxehtë” në një karrige dhe videoja u shpërnda gjerësisht në rrjet.
E ndër personat që nuk e ka pritur aq mirë këtë performancë është bashkëshortja e Tan Bramës.
Tani tha që ajo e kishte parë videon në rrjetet sociale dhe I kishte thënë “çfarë është kjo që ke bërë?”
I ftuar në Top News, koreografi tha:
“Ishte Freestyle dhe nuk e kishim përgatitur. Po mendonim çfarë të bënim ndonjë gjë ndryshe. I kisha thënë dikur se nuk dinte të kërcente por aty më ndiqte shumë bukur. Duhet ta kishim bërë që në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kur pashë karrigen dhe muzikën në sfond thashë ‘Do bëjmë këtë gjë’.
Përveç pak komenteve negative, duket se e kanë pëlqyer njerëzit. Kurse gruaja më tha: “Ç’është kjo, ç’ke bërë? Kishe bërë super kërcim mbrëmë.” Unë nuk i kisha thënë gjë por e kishte parë. I thash: “Gjëra të thjeshta, duhej të kishte ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Po të ishte e fshehur, nuk do e bëja.”
Ndërsa I pyetur se pse Ilir dhe Donaldi munguan në festë, Tan Brama u përgjigj:
“Donaldi duhej të ishte, po ka qenë në koncert. Iliri nuk besoj se do të vinte, është pak kokëfortë, i mban inatet. Do ishim kënaqur shumë, do kishim kërcyer bashkë”.