Ditën e sotme janë zhvilluar bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për arritjen e paqes.
Advertisements
Kryenegociatori i Rusisë ka pohuar se biseda të gjata u zhvilluan me kreun e delegacionit të Ukrainës të premten.
Vladimir Medinsky nuk dha detaje për këto bisedime të gjata, që mendohet se janë mbajtur për të vendosur një armëpushim pas disa javësh luftë.
Advertisements
Në fillim të kësaj jave, Kremlini tha se Rusia ka paraqitur një propozim të ri me shkrim për paqen, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ai as nuk kishte parë dhe as dëgjuar për të.
Deri më tani janë mbajtur disa raunde bisedimesh me qëllim arritjen e paqes midis Moskës dhe Kievit, por të dyja palët ende nuk kanë rënë dakord për kushtet për një armëpushim.