“Bëhuni gati për një opozitë të vërtetë”, Sali Berisha del me paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në votimin e Njësinë nr.2 në Tiranë e cila sot zgjedh kryetarin e ri të degës së PD-së.

Advertisements

Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh entuziast për këtë arritje të cilën e vlerësoi si historike jo vetëm për PD-së por për mbarë shoqërinë shqiptare. Berisha premtoi se në Shqipëri po kthehet opozita e vërtetë, ndërsa nënvizoi se PD-ja është në rrugën e duhur për të prekur fitoren.

“Të 14 degëve të PD që firmosën sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Vendimmarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit në PD si një forcë e fuqishme konservatore.

Advertisements

Këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë. Ky është oguri i parë jo vetëm për Partinë Demokratike por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetët mund të qëndroj përballë një narko-shteti dhe kësaj diktature. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset për të ngjitur PD në një forcë politike fitimtare, ndaj urime të përzemërta për demokratët që votuan javën e kaluar dhe këtë javë për kryetarët e degëve të PD-së. Asgjë nuk mund të pengojë PD në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe zhvillimi i sotëm e dëshmon këtë gjë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakDeklaratat e Yuri Kim, Berisha: Gjyqtarja nën presion të tmerrshëm, akt individual i ambasadores. Do të njoftojmë autoritetet e SHBA-ve(Video)
Artikulli tjetërE thonë ekspertët/ Nëse vuani nga këto 4 sëmundje, mos konsumoni domate