Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë edhe për 5 persona të tjerë, të cilët u shoqëruan gjatë operacionit për kapjen e të shumë kërkuarit Nuredin Dumani.
Advertisements
Ndaj 40-vjeçarit Henrik Hoxhaj i cili u arrestua para pallatit ku fshihej Dumani është dhënë masa e arrestit me burg. Ai akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë.
Në momentin e arrestimit Hoxhajt i është kapur dhe një pistoletë të cilën e kishte me vete.
Advertisements
Gjithashtu prokuroria ka caktuar masën me burg edhe për 20-vjeçaren Mirjetë Hajdini e akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorit.
Ndërkohë masa arrest me burg është dhënë dhe për dy mjekët e spitalit të Fierit, më konkretisht Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi, të cilët mjekuan Dumanin por nuk njoftuan policinë.
Masa më e lehtë është dhënë për laburantin Bledi Bërdalli, atë të arrestit shtëpiak.
Sot Nuredin Dumanit pritet t’i komunikohet një tjetër masë.
Prokuror për Dumanin dhe dy të tjerët që u arrestuan me të është Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ndërsa për dy mjekët dhe infermierin, prokuror është zv. Drejtuesi i Prokurorisë, Gentian Hazbiaj.