Aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, ky është 37-vjeçari që humbi jetën

Personi që shihni në foto është 37-vjeçari Indrit Rushitaj i cili humbi jetën pasditen e djeshme në një aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Advertisements

Mësohet se shtetasi Indrit Rushitaj duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmw” me drejtues shtetasin Fatjon Lalaj.

Nga ky aksident i rëndë, Rushitaj humbi jetën në vendngjarje ndërsa Lalaj mbeti i plagosur rëndë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Miq dhe të afërm të Rushitajt kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale duke u shprehur se ai ishte një djalë dhe shok plot energji e dritë.

Artikulli paraprakU plagos dje me 3 plumba, arrestohet në spital zyrtari nga Lezha, zbardhet çfarë ndodhi në të vërtetë ditën e djeshme
Artikulli tjetërAlketa Vejsiut i ndodh e papritura në mes të autostradës, kush e shpëtoi moderatoren (FOTO)