Është publikuar promoja e emisionit ‘Top Story’ që ishte planifikuar të transmetohej të mërkurën në Top Channel, por konflikti mes redaktorit të programit Endrit Habilaj dhe Presidentes së televizionit, Vjollca Hoxha bëri që gjithçka të anulohej.
Advertisements
Këtë të mërkurë emisioni do të fliste për Oligarkët e Rilindjes Urbane, të cilët kanë marrë mbi 2 miliardë euro nga qeveria për programin e Rilindjes Urbane, 600 milion euro që shkuan për fasada, sheshe qytetesh që po braktisen dhe projekte problematike.
“Oligarkët e Rilindjes Urbane. Shqipëria ka shpenzuar mbi dy miliardë euro për programin e Rilindjes Urbane ndërsa një e katërta e popullsisë jeton ende në varfëri.
Advertisements
600 milion euro shkuar për fasada, sheshe qytetesh që po braktisen dhe projekte problematike…Nga kostot e fryra, punimet e dobëta dhe investime të financuara nga dy herë për të njëjtin shesh…Kush janë përfituesit më të mëdhenj nga torta e Rilindjes Urbane dhe lidhjet me pushtetin.
Top Story, të mërkurën, ora 22:30 në Top Channel,”- shkruhej në postimin e faqes Top Story dy ditë më parë, por që tani nuk ekziston më në Facebook.