Roman Abramovich, mik i Putin është miliarderi rus që iu ngrinë pasuritë nga Britania e Madhe.
Advertisements
Ai është një nga shtatë oligarkët që u godit me sanksione të reja, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.
Advertisements
Së fundmi, mediat e huaja kanë zbuluar të dashurën e re të manjatit 55-vjeçar. Thuhet se ai është në një romancë me një 25-vjeçare, e cila ka rrënjë familjare ukrainase.
Oligarku i sanksionuar po del fshehurazi me Alexandra Korendyuk, një sipërmarrëse dhe yll televiziv. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja ruse e lajme rozë, Bozhena Rynska.
E njëjta gazetare ka zbuluar fillimisht se babai i shtatë fëmijëve, do të martohej me bashkëshorten e tij të tretë, Dasha Zhukova, me të cilën ishte martuar nga viti 2008 deri në 2018.
Nga ana tjetër, 25-vjeçarja thuhet se është themeluesja e Institutit të Iniciativave Muzikore, që ndihmon muzikantët e ardhshëm.
“E dashura e re e Roman Abramovish është shumë interesante. Në fillim të vitit filluan thashethemet se zemra e oligarkut ishte fituar nga Alexandra Korendyuk”, është shprehur Rynska.