Vuçiç plas bombën: Edi Rama mbrojti Serbinë në samitin e fundit të NATO-s

Një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka ngritur pikëpyetje të mëdha për rolin që ka luajtur kryeministri Rama në takimin e fundit të NATO-s që u zhvillua dy ditë më parë në Bruksel.

Advertisements

Vuçiç e lavdëroi në mediat serbe kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij hungarez Victor Orban duke thënë se ata mbajtën një qëndrim të drejtë për Serbinë në këtë samit.

Advertisements

“Në samitin e NATO-s njëri nga njerëzit që foli drejt për ne ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe miku ynë Victor Orban”, deklaroi Vuçiç në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, kur u pyet për iniciativën e Ballkanit të Hapur.

Vuçiç e bëri këtë deklaratë si ilustrim të faktit se nisma e përbashkët që ka nisur me Ramën do ti afrojë vendet e gadishullit tonë. “Ballkani i hapur iu përshtatet të gjithëve. Llogaritni dhe do ta shihni se cila iniciativë është më e përshtatshme. Së bashku mund të bëjmë diçka për të ardhmen, por duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, shtoi Vuçiç.

Artikulli paraprakMinistri i jashtëm turk: Oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi
Artikulli tjetërSi mund t’i japë fund luftës, ish-mësuesja 88-vjeçare e Putinit