VIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Momenti i dyshimtë në minutën e fundit që shuajti shpresat e një barazimi historik me Spanjën

Kombëtarja shqiptare e futbollit arriti të shënonte një gol nderi mbrëmjen e djeshme në miqësoren kundër Spanjës, të zhvilluar në stadiumin e Espanjollit.

Advertisements

Mirëpo në momentet e fundit Spanja shkoi në avantazh ndaj Shqipërisë. Humbja la një shijë të hidhur për shkak të një episodi të dyshimtë në golin e avantazhit të vendasve.

Në minutën e 90-të, mesfushori i Barcelonës, Pedri, dhuroi një asistim fantastik për Zhordi Albën, i cili ka shumë gjasa, që në momentin që të ketë qenë në pozicion jashtë loje. Bëhet fjalë për një moment milimetrik, që vetëm VAR-i mund ta ndante.

Advertisements

Por për treshen e gjyqtarëve nga Malta, gjithçka u konsiderua e rregullt. Në vijim të aksionit, kapiteni Alba shërbeu për Dani Olmon, që me një perlë, e dërgoi topin në trekëndësh.

Në rast se në këtë rast do të kishte ndërhyrë VAR-i, Shqipëria do mund të largohej me një barazim historik ndaj Spanjës në Barcelonë.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Rusia godet centralin bërthamor në Ukrainë!
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Zjarri me një të vdekur në komisariatin e Kamzës, arrestohen 2 policë, 3 nën hetim (Detajet)