U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit!”/ Rudina Dembacaj flet për herë të parë dhe sqaron deklaratën thumbuese për Einxhelin

Ëndrra e prezantueses, Einxhel Shkira për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, do të bëhet realitet.

Advertisements

Fondacioni “Dritan Hoxha” e ka surprizuar duke i dhënë mundësinë Einxhel Shkirës që nëpërmjet një emisioni televiziv të moderuar nga ajo, të ketë mundësinë të ndihmojnë vajzat për tu arsimuar. Pas kësaj reagoi aktorja e humorit Rudina Dembacaj, e cila tha se këtë nismë e ka marrë një vit e gjysmë më parë, pavarësisht se nuk ka transmetuar pamjet.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, shkroi ajo, krahas një video të publikuar më 8 tetor. Këtë thumbim drejt Einxhelit e ka sqaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Goca dhe Gra”.

Advertisements

Rudina Dembacaj: Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhel për të bërë shkollimin e vajzave. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë. Kam kontaktuar me bashkitë e komunat, fillova me zonën e veriut dhe kam menduar që me disa bursa t’i sistemoj.

Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u komentua si një projekt i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në Instagram. Nuk thashë është plagjiaturë. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme.

Artikulli paraprakHumbi të ëmën, Fjoralba Ponari flet për herë të parë, mes lotësh tregon si e ka përjetuar këtë humbje të madhe
Artikulli tjetërI fundit! Rritja e çmimeve, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim në tregun e karburanteve