Fenomeni i rrjeteve sociale, Kiçja vazhdon të debatojë në “Shihemi në Gjyq” me doktorin Skerdi Faria lidhur me një promocion në trajtë bashkëpunimi mes tyre. Në dy kontrata të firmosura prej tyre që shfaqen në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan, te njëra parashikohen të gjitha klauzolat e bashkëpunimit, ndërsa tjetra është një kontratë e rregullt mjekësore ku shkruhen të gjitha rreziqet e operacioneve që pacienti është i gatshëm të pranojë. Kiçja pretendon se Skerdi Faria nuk e ka respektuar bashkëpunimin e tyre pasi nuk ka realizuar çdo ndërhyrje që ajo ka kërkuar, madje nuk i hap as telefonin.
Advertisements
Kiçe: Unë nuk e merrja vesh fare ça ishte kjo kontrata, nuk më interesonte fare, unë doja thjesht të bëja defektin që kisha dhe e bëra dhe dua ta falënderoj që ma ka bërë defektin.
Ardit Gjebrea: Je e kënaqur?
Advertisements
Kiçe: Po, e kënaqur jam.
Eni Çobani: Me hundën, po s’ka ardhur për hundën.
Kiçe: Unë kam ardhur, sepse zoti Ardit, e kam lënë dhe e kam nisur 100 herë këtë fjali. Kontrata thotë që zonja Kristiana Ndreçka tek ne do vijë, ja është këtu fjalia ku thotë “klinika impenjohet të realizojë falas me standardet më të larta çdo ndërhyrje kirurgjikale kundrejt zonjës Kristiana Ndreçka”.
Eni Çobani: Falas, po.
Skerdi Faria: Në shkëmbim të publicitetit në rrjetet sociale.
Siç e shpjegon edhe Eni Çobani, pjesa që përmend Skerdi Faria, është e shkruar në kontratë, të cilën ia lexon Kiçes, që pranon se nuk e ka parë më parë kontratën, thjesht ka pranuar të firmosë.
Kiçe: S’e dija këtë gjë unë. Pse s’ma ke thënë mua këtë gjë o doktor?
Skerdi Faria: S’ta kam thënë, por ta lexosh.
Kiçe: Ah po tani normale se të solla këtu unë, prandaj.
Më tej, Eni Çobani i shpjegon Kiçes pjesën e saj të kontratës, pra në çfarë konsiston shërbimi i saj në bashkëpunimin me klinikën e Skerdi Farias. Në të, parashikohet që ajo duhet të marketojë shërbimet e tij në çfarëdo platforme televizive apo sociale, në çdo dalje publike të sajën.
Kiçe: Ia kam bërë shërbimin unë zonja Eni. Më fal, pak a ta kam bërë shërbimin unë ty? Më thuaj çfarë të ka munguar ty? Reklamimi, marketingu? Ta kam bërë edhe në televizione të tjera. Turp të kesh! Turp të kesh, turp të kesh! Asgjë dhe mos fol fare, mbyllja mikrofonin se nuk dua ta dëgjoj fare. As fare nuk dua t’ia di. Edhe kontratë