Tensione në mbledhje, Salianji dhe Basha gati përplasen fizikisht

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione. Burime bëjnë të ditur se Ervin Salianji dhe Lulzim Basha gati sa janë përplasur fizikisht.

Advertisements

Përplasja ka ardhur pas debateve verbale mes Salianjit dhe deputetes Oriola Pampuri. Pas këtyre përplasjeve verbale ka pasur edhe ndërhyrje me forcë të personave që janë jashtë mbledhjes së grupit parlamentar. Po ashtu ka pasur një përplasje fizike mes militantes së njohur, Violeta Gecit me Ervin Salianjin.

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka nisur në orën 11:00 dhe vijon ende. Deputetët, përfshirë edhe nënkryetarët e partisë kanë kërkuar tërheqjen e Lulzim Bashës, si mënyrën e vetme për të bashkuar demokratët. /abcnews.al

Advertisements

Artikulli paraprakLekë të thata në dorë, Rama publikon paketën e rezistencës: Kush do të përfitojë
Artikulli tjetërKërkoi dorëheqjen e Bashës, Salianjin e godet me shpullë militantja e PD-së