Luftari, babai i familjes Alizoti thërriti djalin e tij Ilirin dhe dy fëmijët e tjerë, Eglën e Tanushin për të shkuar në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një konflikti familjarë.
Advertisements
Luftari tregon se për të blerë me anë të një kredie një shtëpi për Ilirin, ka shitur pronën e përbashkët familjare duke i detyruar dy fëmijët e tjerë të firmosnin. Këtë e bëri për të respektuar dëshirën e djalit për të mos vazhduar shkollën e për t’u martuar herët, por sot Iliri nuk është më me familjen e tij.
Luftar: Përpara se të blenim një shtëpi, unë shita një tokë që kisha atje. Toka nuk ishte vetëm e tij, ishte e gruas sime, vëllait të tij dhe motrës.
Advertisements
Ilir: Nuk mendoj se kam bërë gabim që hodha një hap për të blerë një shtëpi me kredi.
Luftar: Po të më kishe marrë vesh mua, nuk do kishe arritur deri këtu.T ë kishe mbaruar shkollën njëherë, ishe bërë njeri për së mbari, pastaj të arrije këtu.
Ilir: Të mbaja vesh nënën e babain? Mbaja vesh vjehrrin dhe vjehrrën.
Luftar: Atëherë mbaj vesh veten tënde dhe bëj si të duash. Kujt i del atje ti? Çdo të thuash me këtë?
Ilir: Cila është arsyeja?
Luftar: Arsyeja është që e di ti.
Egla: Vëlla i dashur, këtë që e the, e the gabim.
Ilir: Ku të vete?
Luftar: Ku të duash.
Ilir: Të hidhem nga kalaja në Vlorë?
Luftar: Do prish pleqërinë time unë për ty? Kështu më detyrove ti. Ulu atje, t’i japësh hesap motrës dhe vëllait.
Egla: Vëlla i dashur, flet gabim.
Ilir: Për këtë më keni sjellë këtu?
Egla: Po për këtë. Është shitur pasuria në këtë mes.
Ilir: Ma merrni shpirtin, ç’tju jap.
Egla: Babai ka një gabim, më ka detyruar që kam hedhur firmën që të marrësh ti atë shtëpi.
Ilir: Babai nuk ka bërë gabim se ka ndihmuar djalin e tij, siç jeni ju.
Egla: Ty të arsimoi, kurse mua më la me 8-vjeçare babai.
Tanush: Është gabim ai muhabet, para tokës e more njëfarë kontributi për atë që doje, kërkoje tokën me insistim ti dhe babai.
Luftar: E shikon në ç’gjendje është babai yt sot? Erdhi ora ti zotëri, djali im i mirë që doja të të bëja me shkollë, të të bëja njeri, që le fëmijët e tu, le familjen tënde, le shtëpinë.
Ilir: Ato janë punët e mia personale bashkë me bashkëshorten time.
Luftar: Po të miat ku janë? Ku janë ata fëmijët e tu që mua më th erin në zemër, ku t’i gjej?
Ilir: Mua më dhembin më shumë akoma.
Luftar: Jo more. E di ç’dhembshuri kam unë? Nuk e di a ka ndonjë të moshës sime këtu apo jo. Kur të bëhesh gjysh atëherë do besosh ti se ç’jam unë dhe kush jam unë.TV KLAN.AL