Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja që tronditi pasditen e djeshme vendin fiqnj ku një 37-vjeçare shqiptare ka hedhur nga ballkoni dy nipërit e saj 3 dhe 5 vjeç dhe më pas është vetëhedhur.
Advertisements
Sipas mediave greke, 37-vjeçarja, e cila mësohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor kishte shkuar dje në mëngjes në banesën e motrës së saj, një 42-vjeçare ku për arsye ende të paqarta ishin grindur të dyja.
Pas zënkës familjare shqiptarja ka nxjerrë në ballkon dy të miturit, djalin 5 vjeç dhe vajzën 3 vjeç ku pasi i ka hedhur nga kati i dytë i ka goditur edhe me vazo lulesh. Më pas ajo është vetëhedhur nga ballkoni dhe ka përfunduar në një hapësirë boshe.
Advertisements
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar të bërtiturat dhe të qarat e fëmijëve që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar nënën e tyre e cila në momentin e ngjarjes ka qenë duke gatuar në kuzhinë.
“Tezja na hodhi nga ballkoni.“-kanë bërtitur të miturit të cilët qanin me ngashërim nga tronditja e pësuar.“Natyrisht që gruaja nuk e kuptonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijët e saj dhe po bërtiste ”, -tha një fqinj.
Dy të miturit dhe tezja janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.