Rusët marrin goditjen e radhës, vritet komandanti i njësisë famëkeqe

Rusia ka marrë një tjetër goditje të rëndë nga forcat ukrainase.

Advertisements

Njoftohet se pas 5 avionëve dhe 4 helikopterëve të rrëzuar vetëm dje, është vrarë edhe komandanti i njërit prej batalioneve të rendësishme në luftën kundër ukrainasve.

Sipas mediave të huaja komandanti është identifikuar si Vladimir Zhoga, i cili ishte në krye të batalionit “Sparta”. Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha.

Advertisements

Njoftohet gjithashtu se Zhogu iu bashkua rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014, vit në të cilin u krijua Batalioni Sparta, një milici neo-naziste, që ka mbështetjen e Moskës.

Lideri i Republikës Separatiste të Donetskut, Denis Pushilin dha lajmin e vrasjes së njësisë së zbulimit të batalionit separatist pro-rus “Sparta”, kolonel VladimirZhoga. Sipas Pushilin, Zhoga u vra teksa po evakuonte civilët e zonës dhe do marrë dekoratën e “Heroit të Donetskut”.

Batalioni “Sparta” akuzohet për realizimin e shumë krimeve lufte gjatë operacioneve luftarake.

Artikulli paraprakMerr fund miqësia mes Arjola Demirit dhe Monika Lubonjës, festa “vulos” marrëdhënien
Artikulli tjetërU kap në 2016-ën duke blerë vota për PS, ish-anëtarja e Këshillit Bashkiak të Dibrës nuk heq dorë, filmohet duke… (Video)