Rezistente ndaj bombave dhe armëve kimike, ja limuzina “kështjellë” e presidentit Putin

“Aurus” është makina e blinduar që i shërben njeriut më të fuqishëm në Rusi, Vladimir Putin.

Advertisements

Bëhet me dije nga mediat e huaja se Presidenti i Rusisë shijon lëvizjet e tij në rrugët e Moskës mes sigurisë maksimale dhe luksit.

Putin ka një limuzinë të zezë “made in Russia” dhe për të ajo është engjëlli i tij mbrojtës në rrugët e hapura të Moskës.

Advertisements

Sipas gazetës britanike “The Sun”, ajo është makina e parë e teknologjisë së lartë në Rusi, e projektuar vetëm për Putinin.

Mësohet se limuzina e zezë është vënë në lëvizje që nga 7 maji 2021 dhe peshon 7 ton. Motorri i automjetit arrin 600 kuaj fuqi dhe ndërsa është e ndaluar mund të arrijë shpejtësinë 100 km/h në gjashtë sekonda.

Sigurisht që limuzina ruse ka xhama antiplumb dhe një sistem të posaçëm anti- zjarr. Ajo padyshim mund t’i rezistojë bombave dhe armëve kimike , dhe edhe nëse zhytet në ujë, oksigjen që pasagjerët të mbijetojnë. Automjeti luksoz ka kamera për natën, ndërsa xhami në anën ku ulet Putini është gjashtë centimetra i gjerë.

Limuzina Aurus njeh sinjalet rrugore dhe kufizon shpejtësinë e saj për të shmangur një përplasje me një automjet tjetër. Kostoja e automjetit ka një vlerë prej 12.4 miliardë rublash.

Artikulli paraprakNuk do ta besoni, ja kush është artikulli më i ndotur në çantën tuaj
Artikulli tjetër“Merr vesh gjë nga futbolli apo di aq sa gjyshja ime?”, ja si i përgjigjet Beniada ndjekësit