Putin nuk është i gatshëm që t’i japë fund luftës. Kështu është shprehur një zyrtar francez për agjencinë e lajmeve Reuters pasi lideri rus pati një bisedë telefonike me Macron dhe Schulz.
Advertisements
Sipas raportimeve, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Schulz i kërkuan Putinit që të t’i japë fund pushtimit, por lideri rus si duket nuk e sheh të arsyeshme. Dy liderët e Evropës Perëndimore përsëritën gjithashtu thirrjen për një armëpushim si kusht për negociata të plota.
Advertisements
Presidenca franceze akuzoi gjithashtu Putinin për “gënjeshtra” pasi tha se ushtarët ukrainas janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, bëhet po ashtu e ditur se Macron i ka kërkuar Vladimir Putinit që të heqë rrethimin në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku njerëzit po jetojnë pa ujë dhe energji për ditë të tëra. /abcnews.al/“Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”