Komandantë dhe gjeneralë të lartë rusë po vriten njëri pas tjetrit në Ukrainë.
Advertisements
I fundit është gjenerali Yakov Rezantsev, raporton BBC.
Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë.
Advertisements
Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë, oficeri më i lartë i raportuar se është vrarë.
Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.
Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria ukrainase.