Një person është shoqëruar nga policia këtë mbrëmje, pasi mori pjesë në protestën e organizuar nga qytetarët për ngritjen e çmimeve.
Advertisements
Siç duket në pamjet e siguruara nga Top Channel, i riu futet në mjetin e policisë nga forca të shumta policore.
Advertisements
Protesta u organizua këtë pasdite nga qindra qytetarë para kryeministrisë, të cilët kërkuan uljen e çmimeve, veçanërisht atë të naftës që ka kapur vlerën 260 lekë për litër.
Protesta pati edhe në Durrës, ku qyetetarët fikën makinat duke bllokuar disa nga rrugët kryesore.