Beniada Nishani i ka bërë një lojë nënës së saj, Lindës, teksa ishte e ftuar në një emision.
Advertisements
Ish-banorja e BBV, telefonoi të ëmën dhe i tha se ishte shtatzënë në pritje të binjakëve me një burrë të martuar.
Advertisements
“Po pres binjakë. Kam njohur një djalë sa dola nga Big Brother VIP dhe nuk e di si ka mundësi. Kam ngelur shtatzënë. Unë dua t’i mbaj. Më gjej dy emra, një çun dhe një gocë. Është i martuar me dy fëmijë. Por, është i bukur. Nuk e dija se ishte i martuar. Ka edhe shumë lekë. Është i huaj, nga Gjermania. Ervin Kurti na ka njohur”- i tha modelja nënës së saj, duke vijuar lojën.
Mirëpo, gjithë vëmendjen e mori reagimi i nënës së saj, e cila e mori me shumë qetësi. Ajo arriti të menaxhonte situatën mjaft mirë duke thënë se nuk ka asnjë problem por donte të dinte se kush ishte ‘partneri’ i vajzës. Megjithatë, nga zëri u duk se ky lajm i papritur e kapi shumë të papërgatitur.
“Jo. Jo. Nuk jam mërzitur. Por, kush është? Nuk e di për emrat e fëmijëve se i mendojmë më vonë, por kush është ai njeriu. E kam mendjen…nuk e kam problem unë por…”-iu përgjigj ajo.
Beniada ka treguar se me të ëmën ka raporte shumë të mira dhe se ajo është mbështetja e saj më e madhe. Kjo situatë duket se e vërtetoi më së miri.