“Po pinte cigare në korridor, i vuri zjarrin…”/ Klodiana Lala tregon detaje nga ngjarja në komisariat dhe bën deklaratën ‘bombë’ për policët

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zjarri në komisariatin numër 5 ku humbi jetën një 26-vjeçar.

Advertisements

Sipas dosjes hetimore, Arben Mici ishte shoqëruar në polici 22 herë gjatë dy muajve të fundit.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se mbrëmjen e kaluar ai është lejuar të ndezë një cigare dhe e kanë nxjerrë në korridor.

Advertisements

Në një moment është kthyer në qelinë e izolimit dhe i ka vënë flakën dyshekut. Nga asfiksia ka gjetur vdekjen 26-vjeçari, ndërsa është lënduar Dilaver Idrizi.

Kushtet në dhomat e izolimit në komisariat janë shumë të rënda. Është rekomanduar nga Avokati i Popullit mbyllja urgjente e tyre.

Dyshohet se policët kanë qenë duke parë ndeshjen që kanë reaguar me vonesë. Për shkak se ambientet janë pa ajrim zjarri mund të shkrumbonte të gjithë komisariatin.

Artikulli paraprakNdahet papritur nga jeta muzikanti i njohur, mjekët tronditen nga ajo që gjejnë brenda trupit të tij
Artikulli tjetërKjo nuk pritej, Iliri ‘plas’ deklaratën e fortë për Monika Lubonjën!