Përse nuk jep dorëheqjen? Lulzim Basha: Nuk bëhem …

Lulzim Basha ka refuzuar t’i dëgjojë thirrjet e deputetëve të PD, që të japë menjëherë dorëheqjen pas disfatës së rëndë në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku PD përfundoi me 13%.

Advertisements

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha deklaroi se është i gatshëm për çdo zgjidhje por nuk e përmendi dorëheqjen.

I pyetur nga gazetarët, përse nuk dorëhiqet, Basha tha se nuk po kërkohen “koka turku”. Pra, me sa duket ai mendon se po të japë dorëheqjen bëhet kokë turku.

Advertisements

Lulzim Basha: Na përbashkon vendosmëria për të bërë gjithcka për të përbashkuar PD-në. Padiskutim si kryetar përgjegjësia kryesore bie mbi mua. Vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjtihë format dhe mënyrat e mundshme.

Pyetje nga gazetarët: Përse nuk e jepni dorëheqjen?

Lulzim Basha: Sot grupi parlamentar ka bërë një analizë të gjendjes. Ka parë mundësitë e përbashkimit të demokratëve. Nuk kanë kërkuar koka turku dhe justifikime. Nuk jam për të bërë justifkime apo për të bërë kokë turku. Për mua gjëja më e rëndësishmë është bashkimi i demokratvë. Unë jam në dispozicion të zgjidhjes, me gjithçka që kam në dorë.

Artikulli paraprakMoska lëshon paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë ndodh nëse Finlanda dhe Suedia hyjnë në NATO
Artikulli tjetër“Pash gjakun, mora vëllain në krahë dhe dola nga shtëpia”, flet 12-vjeçari që gjeti familjen e pajetë në banesë