Pas një ore në telefon, zbardhen detaje nga telefonata e Zelenskyt me kryeministrin e Izraelit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett zhvilluan mbrëmjen e së shtunës një bisedë telefonike, ku diskutuan rreth mënyrave për zgjidhjen e konfliktit.

Advertisements

Lajmin e bëri të ditur zyra e kryeministrit izraelit përmes një deklarate dhe biseda mes tyre erdhi pas intensifikimit të sulmeve ruse në Ukrainë, ku raportohet se me qindra raketa janë lëshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN.

Advertisements

Pas thirrjes, Zelenskiy shkroi në Tëitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.

Më parë, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që t’i pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Artikulli paraprakTragjike/ Sikur lufta të mos mjaftonte, përmbyset autobusi me refugjatë ukrainas në shtetin fqinj! Ka humbje jete(VIDEO)
Artikulli tjetërKy qytet njofton protestë kundër rritjes së çmimeve, ndodh për herë të parë në 32 vite demokraci…