Pas ndarjes me Andin, Melisa Lleshi del me deklaratën e papritur!

Melisa Lleshi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” la të kuptohej se i kishte dhënë fund lidhjes me Andi Shehin, me të cilin u njoh pikërisht në emisionin e dashurisë.

Advertisements

“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante Melisa duke fshirë fotot me Andin dhe gjithashtu ai bëri të njëjtin veprim.

Advertisements

Por nga reagimi i fundit i Melisës, duket se mes tyre ka pasur thjesht një zënkë të momentit. Ajo ka postuar një pikturë ku shfaqet një vajzë duke qarë, duke treguar gjendjen e saj aktuale.

Ndërsa bashkëngjitur me të Lleshi shkruan në anglisht: “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”.

Lidhur me këtë postim ende nuk ka reaguar Andi, i cili gjithashtu ka fshirë të gjitha fotot në rrjetet sociale, ku shfaqej së bashku me Melisën.

Artikulli paraprakPas ndarjes së bujshme me Donaldin, zbulohet me kë ndodhet Beatrix jashtë Shqipërisë (FOTOT)
Artikulli tjetërNga veriu deri në jug/ Shqipëria ngrihet në këmbë për çmimin e naftës dhe bllokojnë rrugët (FOTOT)