Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja, kanë qenë mjaft të komentuar gjatë qëndrimit të tyrë në “Big Brother Vip”, dhe vazhdojnë të jenë edhe pas përfundimit të formatit.
Advertisements
Fituesi i edicionit të parë të BBV, Ilir Shaqiri ka ndarë në Instagramin e tij personal një video të shkurtër të cilën e shoqëron me mbishkrimin:
“Unë kur shikoj intervista hajvanësh”, duke e shoqëruar gjithashtu me disa emoji duke qeshur.
Advertisements
Megjithatë, balerini nuk ka specifikuar se kujt i drejtohet ky postim duke lënë kështu hapësirë për të aluduar.
Në rrjet po komentohet kjo irioni është për aktoren Monika Lubonja, e cila ka bërë mjaft intervista dhe dalje publike, ku ka rrëfyer pa rezerva ndjesitë e saj për situata të caktuara në shtëpi dhe raportin me ish-banorët e tjerë. Ajo ka folur edhe për balerinin e shumë nga intervistat e saj.
Nga ana tjetër, balerini i njohur dhe njëkohësisht fituesi i këtij ‘’Big Brother Vip’’, Iliri Shaqiri bëri një deklaratë para disa kohësh që u komentua shumë. Ai tha se Monika nuk është në shinat e arsyes. Sakaq, aktorja e ka cilësuar balerinin se ai është në delir.
“E kam thënë që nganjëherë njerëzit dua t’i shikoj si miq edhe në një lojë sepse e izoluar për 4 muaj në një moment përtej asaj lojës, strategjisë ngelet njerëzorja. Ne nuk kemi pasur kohë të takohemi, nuk e di, t’ja lemë kohës, situatave. Nuk jam njeri që bëj plane.”, tha ajo pak në një tjetër intervistë pak kohë më parë për Ilir Shaqirin.