Një linjë e tensionit të lartë në centralin bërthamor të Çernobilit të Ukrainës u dëmtua nga forcat ruse jo shumë kohë pasi furnizimet me energji elektrike u rivendosën në objekt, tha operatori i rrjetit në një deklaratë të hënën.
Advertisements
Ndërkohë mediat raportojnë se këtë të hënë, qyteti i Donetskut është sulmuar me raketa, ndërsa raportohet për shumë viktima.
Donetsk mbahet nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia dhe është kryeqyteti i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR).
Advertisements
Sipas CNN, mësohet se ka pasur disa viktima në një rrugë kryesore në qendër të qytetit si dhe një numër të madh të plagosurish.