“Ndaloni, jemi gazetarë”/ Momente të frikshme, ekipi televiziv britanik sulmohet nga rusët

Ekipi i televiziv britanik Sky News është përballur përsëri me një sulm nga trupat ruse në qytetin Chernihiv. Operatorët dhe gazetarët u sulmuan ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilë, mjekë dhe ekipet e shpëtimit në Ukrainë.

Advertisements

Korrespondentja 59-vjeçare Alex Crawford dhe ekipi i saj duket se po përpiqen të kalonin lumin Desna. “Ndalo, ne jemi thjesht gazetarë!” dëgjohet të thotë ekipi, ndërsa plumbat binin mbi makinën me të cilën po hipnin.

Momentet dramatike u regjistruan në kamera, ndërsa Crawford përpiqej të përfundonte raportin e saj për sulmin e befasishëm, ndërsa anëtarët e ekipit televiziv ranë përtokë.

Advertisements

Disa javë më parë, korrespondenti i Sky News Stuart Ramsey dhe operatori Ritchie Mockler u sulmuan në Berdyansk, në Detin Azov, rreth 50 milje nga porti strategjik i rëndësishëm i Mariupolit.

Artikulli paraprakDoli kundër pushtimit të Ukrainës, Rusia del me paralajmërimin e fortë të radhës
Artikulli tjetërVladimir Putin ka shpallur datën 9 Maj si fundin e luftës në Ukrainë! Ja çfarë simbolizon kjo ditë për Moskën