Një lajmi hidhur nga ardhur për botë e muzikës, Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare Taylor Hawkins, bateristi i grupit “Foo Fighters”. Ai ndërroi jetë, pak para se të performonte në Kolumbi, tha në një njoftim përfaqësuesi i grupit.
Advertisements
Sipas autoriteteve kolumbiane, të cilët nisën hetimin e menjëhershëm pas vdekjes së artistit, njoftuan se Taylor Hawkins kishte 10 substanca të ndryshme në trup në kohën e vdekjes.
Advertisements
Me anë të një postimi në “Twitter” nga zyra e prokurorit të përgjithshëm u tha se Hawkins kishte një ‘koktej’ drogërash në sistemin e tij duke përfshirë: THC (marijuanë), ilaçe kundër depresionit (triciklik), benzodiazepinat dhe opioidet.
“Për studimin fillestar mjeko-ligjor të trupit të Taylor Hawkins, bateristi i grupit ‘Foo Fighters’, i cili vdiq dje në një hotel në veri të Bogotas, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi si:
Në testin toksikologjik të urinës, të kryer në trupin e Taylor Hawkins, u gjetën paraprakisht 10 lloje substancash, duke përfshirë: THC (marijuanë), antidepresivë triciklikë, benzodiazepina dhe opioidë.
Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore vijon studimet mjekësore për zbardhjen e plotë të ngjarjeve që çuan në vdekjen e Taylor Hawkins. Zyra e Prokurorit të Kombit do të vazhdojë hetimin dhe do të raportojë rezultatet e marra në kuadër në kohën e duhur”- shkruhej në deklaratë.