Këngëtari Ardit Çuni dhe modelja Benaida Nishani kanë pasur shumë afrimitet gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother Vipo”, madje u përfol se mes tyre mund të lindë edhe një romancë.
Advertisements
Këngëtari shprehu pas daljes nga formati se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e tyre, megjithatë, modelja i mohoi zërat se mudn të lindë diçka mes tyre duke thënë se Ardit Çunin e ka vetëm shok. Por ky i fundit, ka ngjallur sërish dyshime duke postuar bisedat e fundit që ka bërë me modelen.
Këngëtari zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku një nga ata i kërkon të tregojë mesazhet e fundit me Beniadën. Arditi nuk ka ngurruar t’i publikojë, duke ndarë një screenshot të mesazheve të tyre në “WhatsApp.”
Advertisements
“Po të ngacmoj,” shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur ndërsa modelja i përgjigjet me fjalën “cretino” (kretin, ka kuptimin e fjalës idjot). Më tej biseda mbyllet me mesazhin e Arditit i cili shkruan: “Natën shpirt, të dua”, dhe e shoqëron me një zemër.
Ndërkohë, në storyn e shpërndarë këngëtari shkruan duke qeshur që “Beniada do e vrasë”.
Kujtojmë se Beniada, teksa ishte e ftuar në një intervistë, u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.
Modelja u shpreh se midis tyre nuk egziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen. Beniada tha se midis tyre ka vetëm miqësi, madje u shpreh se Arditi fle akoma me biberon.
“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi.”- është përgjigjur Beniada.