“Moska u tregua e pamatur”, Presidentja e Komisionit Europian paralajmëron sanksione të rënda për Rusinë

Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen ka folur sërish sot në lidhje me luftën në Ukrainë teksa paralajmëroi sanksione të tjera ndaj Rusisë.

Advertisements

Deklarata e saj u bë gjatë një takimi me kryeministrin italian Mario Draghi në Bruksel.

“Ne duhet të sigurohemi që të mos ketë zbrazëtira dhe që efekti i sanksioneve të maksimalizohet.

Advertisements

Sanksionet në fuqi janë me të vërtetë therëse, ne shohim turbulencat në ekonominë ruse.”

Por duke pasur parasysh “evoluimin e situatës në Ukrainë dhe sulmin e pamatur nga Kremlini ndaj qytetarëve, grave, fëmijëve, burrave, ne natyrisht po punojmë gjithashtu për sanksione të mëtejshme”.

Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Mario Draghi përpara takimit të tyre në Bruksel.

Artikulli paraprakO marr një shtëpi atje o plas”/ Arjola Demirit nuk i del e keqja, ja çfarë deklaron aktorja(VIDEO)
Artikulli tjetërPasi doli forcë e tretë, flet Basha: Zgjedhjet u vodhën me banda, jam i vendosur të fitoj. Nuk ka shqiptar të mos më kuptojë