Ministria e Shëndetësisë pulbikon të dhënat: Ja si paraqitet situata e Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1239 testime, 67 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 100 të shëruar në 24 orët e fundit

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Advertisements

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1239 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër.
Janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 67

Të shëruar në 24 orë 100

Të shtruar në spitale 44

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1239

Testime totale 1,757,186

Raste pozitive 272,479

Raste të shëruara 267,876

Raste Aktive 1119

Humbje jete 3,484

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 317

Fier 197

Lezhë 188

Kukës 93

Shkodër 86

Vlorë 61

Elbasan 60

Berat 29

Gjirokastër 28

Korçë 28

Durrës 27

Dibër 5

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë
Artikulli tjetër‘Perla’ e radhës e Ministres Muzhaqi: Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë, mund të vij dhe me…