Kurthi i ukrainasve funksionon më së miri, vjen goditja ‘fatale’ për Rusinë

Fotot dramatike të publikuara nga mendiat ndërkombëtare, tregojnë momentin kur një kolonë tankesh ruse shkatërrohet nga një pritë ukrainase pranë Kievit. Sulmi thuhet se i ka marrë jetën një komandanti tjetër të lartë rus, ndërsa forcat e Vladimir Putinit po bëjnë presion mbi kryeqytetin e Ukrainës.

Advertisements

Ukrainasit tani kanë pohuar se kanë vrarë mbi 12,000 rusë që kur Putin urdhëroi trupat e tij të hynin në vendin e tyre. Rusia priste të ishte një fitore e shpejtë kur ai urdhëroi pushtimin dy javë më parë, por forcat e tij janë bllokuar dhe tani rregullisht godasin civilët.

Advertisements

Forcat e Moskës thuhej se po bënin përparime të shpejta drejt Brovary, një periferi e madhe lindore e Kievit, në atë që besohet të jetë fillimi i një përpjekjeje për të pushtuar qytetin.

Por video e marrë nga një dron ukrainas tregon tanket të bombarduara me artileri në pritën shkatërruese dhe të detyruar të kthehen prapa, pranë periferisë.

Artikulli paraprakMeteorologia zbulon cila do të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave, do habiteni sa do të shkojnë temperaturat
Artikulli tjetërPyetet nëse do të japë dorëheqjen, Basha jep përgjigjen ‘befasuese’