Koloneli bën deklaratën e frikshme: Putini mund të lëshojë një virus më vdekjeprurës së koronavirusi dhe më pas…

Koloneli Hamish de Bretton-Gordon, ish-shefi i njësisë së armëve kimike të Ushtrisë Britanike, tha për The Sun Online se ekziston mundësia që trupat ruse të sulmojnë një laborator dhe ta përdorin atë si bazë për të lëshuar një armë biologjike.

Advertisements

Deklarata e kolonelit erdhi pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se patogjenët më vdekjeprurës në laboratorët e Ukrainës duhet të fshihen pasi bombardimet e pamëshirshme të Rusisë kanë shtuar rrezikun për përhapjen e tyre.

Hamish de Bretton-Gordon

Advertisements

“Rusët mund të përdorin një laborator ukrainas për të lëshuar një armë biologjike. Do të ishte ideale – ata mund të fajësojnë SHBA-në dhe Ukrainën për lëshimin e patogjenit”, u shpreh koloneli.

“Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për kërcënimin e biosigurisë nga Rusia. Unë mendoj se njerëzit janë shumë të shqetësuar sepse ata e kuptojnë se një virus mund ta gjunjëzojë botën”, tha me tej Koloneli de Bretton-Gordon.

Nisur nga sulmet që Rusia i ka bërë centralit bërthamor të Çernobilit, ekspertët e bio-luftës janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar për sigurinë e laboratorëve të Ukrainës.

Frika bëhet edhe më e madhe pasi Kievi pretendoi se ushtarët rusë janë pajisur me maska ​​gazi – duke rritur dyshimet për një sulm të afërt kimik ose biologjik.

Thuhet se Ukraina ka më shumë se 4,000 laboratorë dhe qindra prej këtyre objekteve punojnë me “agjentë me rrezik të moderuar”.

Edhe pse Ukraina nuk ka një laborator të nivelit të katërt – që trajton patogjenët më të rrezikshëm në botë – dy kanë leje për të punuar me patogjenë të nivelit të lartë.

Këta laboratorë të nivelit të tretë zakonisht punojnë me koronaviruset, tuberkulozin, ethet e verdha, SARS, Nilin Perëndimor dhe disa lloje të gripit.

Artikulli paraprakRënie ‘drastike’ e temperaturave, ju njohim me parashikimin e motit për sot
Artikulli tjetërGoditje e rëndë për Ukrainën në mëngjes, sulmohet ‘zemra’ e qytetit