Kishin kryer rreth 97 vjedhje, shkatërrohet banda shqiptare në Greqi, ‘plani gjenial’ që iu shkëput në mes

5 persona janë arrestuar në Greqi, pasi dyshohet se kanë organizuar një sërë vjedhjesh. Sipas mediave greke të arrestuarit shqiptar, dyshohet se kanë kryer 97 vjedhje në dyqane të ndryshme në zonën e Atikës.

Advertisements

Sipas policisë greke, gjatë operacionit u arrestuan dy shqiptarë të moshës 33 dhe 39 vjeç, si dhe tre gra, 25, 33 dhe 41 vjeçe.

Njëkohësisht në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë. Ndaj personave është ngritur akuza “për krijim të organizatës kriminale”, “vjedhje”, “pastrim parash”.

Advertisements

Të pandehurit fillimisht kanë studiuar lëvizjet e rojeve private, të dyqaneve të synuara dhe kanë përzgjedhur kohën e duhur për të kryer vjedhjen.

Pas i merrnin produktet, hajdutët i vendosnin në çanta të projektuara posaçërisht, në mënyrë që të mos aktivizoheshin sistemet kundër vjedhjes në hyrje të dyqaneve.

Vihet re se për të minimizuar mundësinë e lokalizimit të tyre, ata janë kujdesur të ndryshojnë zonat ku janë aktive dhe kanë shmangur “goditjen” për herë të dytë të të njëjtit dyqan.

Sipas Policisë greke, produktet e vjedhura fillimisht ruheshin në banesat e anëtarëve dhe më pas transportoheshin dhe ruheshin në një zonë që e përdornin ekskluzivisht për këtë qëllim.

Një pjesë të mallrave të vjedhura, të pandehurit ua shisnin drejtpërdrejt palëve të treta, ndërsa sasitë e tjera transportoheshin në Shqipëri ku rishiteshin, nëpërmjet një dyqani me pakicë, në pronësi të një anëtari të organizatës. Mësohet se përftimi financiar i kalonte 400 mijë euro.

Artikulli paraprakKush po planifikon t’i përdorë? Putin po kërcënon me armë bërthamore: Po si mund të përdoren ato?
Artikulli tjetërBora humb durimin dhe kapet keq me ndjekësen: Ndjesë, mos u mërzit për sakrificat e mia pasi unë…