Kinematografia botërore në zi/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

Një lajm i hidhur ka ardhur për kinematografinë ndërkombëtare. Aktori William Hurt ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Advertisements

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar miku i tij, Gerry Byrne për Variety të dielën.

Sipas djalit të tij, aktori ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. “Ai vdiq i qetë, në familje, nga shkaqe natyrore.

Advertisements

Familja kërkon privatësi në këtë moment.”, tha djali i tij.

Hurt njoftoi në vitin 2018 se ai ishte diagnostikuar me kancer terminal të prostatës që ishte përhapur në kockat e tij.

Në vitet 1980, aktori u nominua tre vjet radhazi për një Oscar për aktorin më të mirë.

Ai fitoi trofeun e lakmuar në vitin 1985 për interpretimin në “Kiss of the Spider woman”.

Artikulli paraprakE rëndë/ Gruaja shtatzënë dhe foshnja vdesin pas bombardimit të maternitetit nga rusët, fjalët e nënës që tha para se të ndërronte jetë do ju përlotin
Artikulli tjetërGjermania merr “bishat” e ajrit nga Amerika