Ishte shoqëruar se rrahu nënën e tij, kush është viktima e zjarrit në Komisariatin e Kamzës (Detaje)

Janë zbuluar emrat e dy personave të plagosur dhe viktimës, të shkaktuara si pasojë e zjarrit të rënë në Komisariatin numër 5 të Kamzës. Mësohet se i lënduar ka mbetur shtetasi Dilaver Idrizi, 62 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Idrizi rezulton të jetë shoqëruar në komisariat pasi është personi që vetëm pak ditë më parë ka hedhur bashkëshorten e tij nga ballkoni. Në spital jashtë rrezikut për jetën, ndodhet gjithashtu dhe punonjësi i policisë Hajredin Boja.

Advertisements

Ndërkohë që i shoqëruari Arben Mici, 26 vjeç, banues në Cerkezë, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ai ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Informacion mbi zjarrin e rënë në Komisariatin Nr. 5. Kamëz, të Drejtoris së Policisë Tiranë:

Advertisements

Arben Mici

Sipas informacioneve të fundit marra nga Salla Operative e Drejtoris së Poklicisë Tiranë si dhe nga MZSH e Bashkisë Kamëz, konfirmohet se në orën 20.56, në dhomat e ndalimit të Komisariatit nr 5, në Kamëz, ra një zjarr i menjëhershëm.

Dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga djegja e batanijeve të njërës dhomë.
Dhomat e paraburgimit të këtij komisariati ndodhen nën nivelin 0.
Pra Kati -1.

Menjëherë u njoftuan forcat e MZSH së Bashkisë Kamëz të cilët duke u favorizuar nga afërsia e këtij stacioni me komisariatin ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin dhe së bashku me forcat e policisë të bënin nxjerrjen nga dhomat të personave të ndaluar.
Brenda një kohe më pak se 15 minuta zjarri u shua.

Ndërkohë të ndaluarit Arben Mici dhe Dilaver Idrizi së bashku me pononjësin e policies Hajredin Boja që ishte shërbim roje në turn, u dërguan menjëherë në spital për tu dhënë ndihmën e parë pasi pësuan dëmtime serioze nga asfiksimi.

– Pas kësaj konfirmohet se i ndaluari Arben Mici 27 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

– I ndaluari tjetër Dilaver Idrizi vijon të marrë ndihmën shëndetsore dhe është më I stabilizuar.
– Punonjësi i policisë Hajredin Boja është në gjendje të rënduar shëndetsore. Aktualisht ndodhet në intubim me oksigjen.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 27 mars 2022
Artikulli tjetërJu njohim me parashikimin e motit, 27 mars 2022