Ish-presidenti rus ngre alarmin: Rusia mund të përdorë armë bërthamore edhe nëse armiku s’i ka përdorur i pari

Ish-presidenti rus dhe nënkryetari i këshillit të sigurisë, Dmitry Medvedev, në një intervistë tha se Moska mund të godasë një vend armik me armë bërthamore.

Advertisements

Ai tha se Rusia mund të godasë vetë me armë bërthamore, para se armiku të qëllojë.

Advertisements

“Ne kemi një dokument të veçantë për parandalimin bërthamor. Ky dokument tregon qartë arsyet mbi të cilat Federata Ruse ka të drejtë të përdorë armë bërthamore. Numër një është situata kur Rusia goditet nga një raketë bërthamore. Rasti i dytë është çdo përdorim i armëve të tjera bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj. E treta është një sulm ndaj një infrastrukture kritike që do të paralizojë forcat tona parandaluese bërthamore.

Dhe rasti i katërt është kur një akt agresioni kryhet kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, i cili rrezikoi ekzistencën e vetë vendit, edhe pa përdorimin e armëve bërthamore, pra me përdorimin e armëve konvencionale”, tha Meldvedev.

Artikulli paraprakVladimir Putin ka shpallur datën 9 Maj si fundin e luftës në Ukrainë! Ja çfarë simbolizon kjo ditë për Moskën
Artikulli tjetër“Për popullin tim jam lopë dhe balenë”/ Shpërthen keq Ronela Hajati, publikon VIDEON ‘hot’ që po ‘çmenden’ spanjollët, këngëtarja mbetet e mahnitur nga pritja që i bënë në Spanjë