I zhdukur prej javësh, ministri rus i Mbrojtjes shfaqet në publik, ja çfarë deklaroi

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu është shfaqur në publik, pas disa ditësh spekulimi mbi shëndetin e tij. Shoigu mbajti një takim zyrtar të shtunën, raportoi media shtetërore, ndërsa prej kohësh diskutohej për gjendjen dhe vendndodhjen e tij gjatë pushtimit të Ukrainës.

Advertisements

Agjencia shtetërore e lajmeve Tass tha se Shoigu u takua me Ministrin e Financave të vendit për të diskutuar ruajtjen e furnizimit me armë të avancuara për konfliktin, shkruan CNN.

Përveç kësaj, Shoigu foli për ndryshime ligjore që do të garantonin mbështetjen e qeverisë për trupat ruse që kanë luftuar në Ukrainë, raportoi TASS. “Sipas këtyre ndryshimeve, pjesëmarrësit e operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë fitojnë statusin e veteranëve të luftës”, tha ai.

Advertisements

Sipas një raporti nga TASS, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin të shtunën. Ai ishte miratuar “unanimisht” nga Duma e Shtetit dhe miratuar nga Këshilli i Federatës të mërkurën.

Ndërkohë, spekulimet janë shtuar mbi vendndodhjen e Shoigut ditët e fundit, pasi ministri i Mbrojtjes ka mbajtur një profil të ulët në javët e fundit, pavarësisht se ka një rol udhëheqës në pushtimin rus të Ukrainës.

Të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë mbi raportet e mediave dhe spekulimet se Shoigu kishte pasur probleme shëndetësore.

“Ministri i mbrojtjes ka shumë gjëra në tryezën e tij për momentin”, tha ai kur CNN pyeti për mungesën e raportuar të Shoigut. “Operacioni special ushtarak po vazhdon. Natyrisht, tani nuk është saktësisht koha për aktivitet mediatik, kjo është mjaft e kuptueshme.”

Artikulli paraprakFutbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-trajneri(Emri)
Artikulli tjetërNë prill rikthehet pranvera apo vera? Meterologu i njohur tregon kthesën e papritur që do marrë moti në vendin tonë